Importimi i mbetjeve, KQZ vendos sot për referendumin

Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të vendosë sot nëse do t`i hapë ose jo rrugë referendumit kundër importit të mbetjeve. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi i grupit nismëtar të AKIP ka theksuar se me deklaratat për firmat e falsifikuara është manipuluar publiku.
Ai ka kërkuar nga KQZ-ja të marrë në konsideratë 50 mijë firmat e mbledhura e që jane konstatuar që janë të vlefshme për të miratuar me konsensus nismën për referendum nismën referendare si shprehje e vërtetë e demokracisë popullore.
“Ne nuk e pritëm mirë shtyrjen e takimit për sot. Sot jemi përsëri këtu për bindjen se do merret në konsideratë kërkesa jonë për referendum. Insitojmë se kërkesa është dhënë në kohën e duhur, më 13 mars dhe e çertifikuar nga ju. Ne kërkojmë që të ndiqet linja e djeshme ku u shpreh qartë që ne si firmëtarë i kemi 50 mijë firmat që kërkon kushtetuta. Na vjen keq që është spekuluar me firmat dhe është manipuluar publiku” shtoi ai.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryetarit të KQZ-së Arben Ristani se KQZ-ja nuk ka manipuluar publikun. Ne kemi thënë që 70 përqind të kampionit që ne çuam për verifikim ishin të falsifikuar prandaj është e papranueshme që të thuhet se procese të tilla ne e dimë si po kalojmë në Shqipëri” shtoi Ristani.
Ndërkohë Aleanca Kundër Importimit të Plehrave arriti të merrte më shumë se 62 mijë firma nga qytetarët duke tejkaluar kështu me disa mijë kuotën për mbajtjen e referendumit.