E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Bruksel merr pjesë në Simpoziumin “Biznesi dhe lidershipi”

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha u nis për një vizitë dyditore në Bruksel ku do të marrë pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar “Biznesi dhe lidershipi”. Ky simpozium organizohet çdo vit, me pjesëmarrjen e politikanëve të rëndësishëm, përfaqësuesve të biznesit nga e gjithë bota, akademikë dhe figura të tjera të shquara, të cilët mblidhen për të shkëmbyer eksperiencën mbi sfidat aktuale të tregjeve globale. Konferenca e këtij viti, në të cilën do të referojë edhe kryeministri Berisha, do të shqyrtojë hollësisht shkaqet e krizës financiare globale në kërkim të një udhërrëfyesi në mbështetje të biznesit. Kjo konferencë prestigjoze organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerat Njerëzore, me mbështetjen e Parlamentit Evropian.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›