Braçe: “Nuk ka pazare me PD-në”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Erion Braçe, shprehu qëndrimin e tij për grevën e deputetëve, ku deklaroi se greva e zhvilluar nga kolegë të tij deputetë është një zgjedhje e drejtë që e gëzon kushdo në emër të Kushtetutës. Por, Braçe tha, gjithashtu, se pjesëmarrja e PS në seancën parlamentare është gjithashtu një e drejtë e Kushtetutës. Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist ka theksuar më tej në fjalën e tij: “Do të doja që për të gjithë ata që na ndjekin dhe ata që duan të kuptojnë, natyrisht edhe në përgjigje të disa kolegëve, që bënë aludime këtu kohë pas kohe gjatë kësaj seance, të dëshmoja se ne jemi në këtë sallë për të shprehur qëndrimin tonë. Natyrisht, për të mbajtur edhe qëndrimet tona lidhur me ç po ndodh. Këtu është bërë një zgjedhje të cilën askush nga ne, po e përsëris, askush nga ne, nga opozita, nuk do ta dëshironte apo ta kishte nga pikëpamja humane. Këtë e kam përsëritur disa herë gjatë këtyre ditëve, por që është një zgjedhje të cilën e ka të drejtë ta bëjë cilido, të cilën ne ia njohim si të drejtë kushtetuese dhe sovrane kujtdo që do të shprehë mospëlqimin, mospranimin apo edhe deri refuzimin ndaj çdo projektakti apo akti legjislativ, apo edhe më gjerë se kaq. Është një e drejtë që ne ia njohim çdo qytetari shqiptar dhe nuk mund t ia mohojmë kërkujt. Është një e drejtë që ne ua njohim minatorëve, që për 18 vite rresht kërkojnë të jetojnë dhe jo të humbin jetën. Është një e drejtë që ne ua njohim të papunëve, të cilët për 18 vite rresht kërkojnë të jetojnë me djersën e ballit. Është një e drejtë që ua njohim pensionistëve, që pas një jete plot sakrifica, kërkojnë të jetojnë me djersën e ballit. Është një e drejtë që ua njohim ish-ushtarakëve, që për 18 vjet u mohohet e drejta për të jetuar. Është një e drejtë që ua njohim të sëmurëve kronikë, që kanë nevojë për të jetuar, për mjekim e ilaçe, mbi të gjithëve talasemikëve, që këtë të drejtë e kanë të lidhur me gjakun. Është një e drejtë që ua njohim paraplegjikëve, të cilët për 1001 arsye, kanë të drejtë të jetojnë. Është një e drejtë që ua njohim studentëve nga Tirana në Vlorë, që nuk duan thjesht një diplomë, por më shumë se kaq, të ardhme për të jetuar. Pra, është një e drejtë kushtetuese që nuk ia mohojmë askujt, pavarësisht se problemet duhen zgjidhur në rrugë të tjera. Por, do të doja me shumë modesti, edhe për kushtet e séances, të refuzoja deri në neveri të gjitha aludimet, akuzat e bëra këtu dhe jashtë sallës për marrëdhënie apo marrëveshje, për pazar apo biznes tonin me Sali Berishën, i cili ka qenë, është dhe do të mbetet kundërshtari ynë edhe për pak muaj, sepse nuk do të jetë më( zoti Lesi), pas qershorit 2009. Do të jetë thjesht një njeri, të cilit do të kemi detyrimin t i përmbushim të gjitha kërkesat si çdo pensionisti tjetër të Shqipërisë. I refuzoj aludimet që u bënë këtu. Partia Socialiste ka hyrë në procesin e hartimit të kodit me synimet e saj brenda gjithë kritereve demokratike, të të gjitha institucioneve që monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe që natyrisht mbikëqyrin dhe certifikojnë zgjedhjet në Shqipëri. Mbi interesat e PS nuk do të vëmë interesat e kërkujt tjetër. Pikërisht për të gjithë ata që duan të kuptojnë dhe të dëgjojnë, apo duan ta vlerësojnë qëndrimin tonë, pra për gjithë shqiptarët, do të doja të thoja se ne jemi në këtë sallë për të bërë detyrimin tonë kushtetues në raport me qeverinë, dhe natyrisht në raport me abuzimin e pushtetit”, - tha Erion Braçe. Më pas nënkryatari i Grupit Parlamentar të PS-së, edhe pse në një seancë që i është dedikuar tërësisht grevës së urisë së 11 deputetëve, nuk kurseu akuzat e zakonshme, duke sjellë edhe dokumentacionin përkatës, kundër kryeministrit Berisha si dhe familjes së tij. Braçe ka përsëritur edhe një herë se Berisha duhet të sqarojë përfundimisht rolin e tij me konfliktin e interesave me familjen e tij.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008