Strazimiri: Dokumentet si PS i demshperbleu persekutoret Rozeta Rapushi
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, denoncoi serish dje se gjate qeverisjes socialiste, persekutoret e 46 viteve komunizem, ne kohe rekord kane marre pafajesine nga gjykata dhe po ne kohe rekord jane demshperblyer per burg te padrejte. Ne diten e 29 te greves se urise se ish te perndjekurve politike, Strazimiri, duke iu drejtuar socialisteve tha se ata kerkojne qe t'i jepet nje zgjidhje pershkallezimit te greves se urise, por nga ana tjeter braktisin seancen kur zhvillohej interpelanca me dy ministra per kete ceshtje. "Ne menyre te qellimshme deputetet e PS braktisen sallen. Une do te kisha dashur qe ata te ishin ne salle edhe per faktin se keto 28-29 dite i kemi pare te perfshire ne ate qe e quajme ceshtje te perndjekurve politike dhe qe kerkojne t'i jepet nje zgjidhje humane. Nje zgjidhje sic thone dhe ata shume mire, e meritojme. Ajo qe duket qe ka bere pershtypje nga gjithe ajo seance eshte fakti se persekutoret e 46 viteve komunizem, gjate periudhes se qeverisjes se tyre ne nje kohe rekord kane marre pafajesine nga Gjykata dhe ne nje kohe rekord jane demshperblyer per burg te padrejte", - denoncoi Strazimiri. Sipas tij, 99% te rasteve kane ndodhur kur Pandeli Majko ishte Kryeminister i vendit. Madje, per ta vertetuar kete gje, Strazimiri publikoi edhe vendimet e marra ne ate kohe nga gjykata, ku shihet hapur demshperblimi i dhene nga ish-qeveria socialiste. "Eshte vendimi nr. 243, ne te cilin paditesi Aranit Cela, ish-Prokuror i Pergjithshem, ish-Kryetar i Gjykates se Larte ne kohen e diktatures, padit per burgim dhe demshperblim te padrejte Ministrine e Financave, jo Prokurorine e Pergjithshme. Eshte edhe vendimi me nr. 872, ne te cilin Ramiz Alia po ashtu per burgim te padrejte, diktatori i fundit komunist, padit po ashtu Ministrine e Financave, jo Prokurorine e Pergjithshme", - denoncoi me radhe demokrati. Ai sqaroi se eshte e vertete, qe edhe ne Ministri te Financave eshte e pamundur t'i gjesh faturat e pagesave te demshperblimeve ndaj persekutoreve, por jane vendimet e Gjykatave qe nuk i kane zhdukur dot. "Kjo deshmon pike per pike faktin qe gjate periudhes se shkurter qe Majko ka qene kryeminister i ketij vendi, Ministria e tij e Financave dhe jo Prokuroria e Pergjithshme qe gjithashtu ishte e tija kane demshperblyer per dite burgu bujarisht ne kohe rekord, shkaktaret e ketij demi financiar dhe moral qe akoma sot ne po perpiqemi ta paguajme", - vijoi Strazimiri. Ndaj, ai e quajti nje brockull te madhe platformen e PS-se per integrimin moral dhe financiar te te perndjekurve politike, qe Strazimiri i quajti "viktimat e babit". Sipas tij, nje gje e tille do te besohej nese te pakten socialistet do te kishin thene te pakten "Me fal" qofte edhe nje viktime.
PD: Opozita po ndyn kauzen e ish te perndjekurve
Per deputetin demokrat, Gent Strazimiri, fakti qe socialistet perpiqen te ndyjne kauzen e te perndjekurve politike sipas menyres, strategjise se tyre te veprimit duke vendosur cadra neper rruge, njesoj sikur kerkonin te bllokonin vizat, me cadrat ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", tregon se kemi hyre ne fazen e dyte te makabritetit. "Pas serialit te pare, aktit te 46 viteve diktature, ku i persekutuan, i burgosen pa faj, i shkaterruan jeten dhe nje pjese te mire i lane dhe pa varr, sot kerkojne t'ju ndyjne kauzen. Ta kthejne ne nje kauze pa parime, pa principe, pa ndjenja, thjesht ne nje kauze paresh", - akuzoi ai, duke shtuar se kjo eshte nje strategji qe nuk do t'ju ece.