Xhamia e re e Tiranës do ta ndërtoje studio "BIG" e Kopenhagen
TIRANË-Ndërtimi Xhamisë së re në Tiranë dhe muzeut të bashkëjetesës fetare, pjesë e së njëjtës ndërtesë mbërriti sot në fazën finale të përzgjedhjes së kompanisë arkitekturore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama bëri të ditur se fituese e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt madhor është “BIG-Studio” e Kopenhagen. Sipas Ramës, projekti i kësaj studio ishte më i përballueshmi dhe nga ana financiare.
“Duke vlerësuar këto projekte vlerësuam se propozimi që ka më shumë potencial të arsyeshe dhe të përballueshme në kushtet e një komuniteti fetar dhe një qyteti që nuk mund ti lejojë shpenzime të papërballueshme, në të gjitha ato pika referimi, juria vlerësoi se studioja Big ka bërë propozimin më të mirë”
Rama theksoi se për 3 aspekte, kjo studio mori më shumë pikë nga studiot 4 studiot e tjera që ishin në garë.
“Aspekti i parë ka të bëjë me daljen e xhamisë në shesh, pra krijimin e një hapësire që përmbush nevojat e besimtarëve për faljet e së premtes, faljet për ditë të mëdha të vecanta të vitit që do mbushë hapësirat me besimtarë, por dhe për faljen e përditshme. Së dyti kemi vlerësuar si një element tërheqës kopshtin e Kuranit, krijimin e një kopshti rreth xhamisë që do përmbajë të gjtiha pemët dhe bimet e përmendura në Kuran në një numër aq herë sa përmenden në librin e shenjtë të Kuranit, besojmë se kjo është një vlerë e vecantë që ka propozimi dhe se treti, kemi prirjen e qartë që kemi për t’u orientuar drejt materialeve të vendit, drejt gurëve dhe mundësive që ka sot vendi dhe në trajtimin e materialeve të ndërtimit dhe sigurisht kemi vlerësuar se kostoja e këtij projekti për xhaminë dhe më tej për muzeun është një kosto e arsyeshme”, theksoi Rama gjatë prezantimit të studios fituese.
Duke theksuar se juria e pati të vështirë përzgjedhjen, Rama dhe njëherë theksoi se ky projekt garanton se nuk do të preket asnjë pronë apo pronar.
“Ne jo vetëm që i garantojmë se ky projekt dhe posacërisht ai për xhaminë e re dhe qëndrës së kulturës islamike janë konform planit të zhvillimti të qytetit dhe të gjitha normave ligjore që kërkojnë ndërtimin e nëj godinë pa cënuar asnjë pronë dhe asnjë pronar, ky ishte një sqarim për të gjithë”.
Cfarë do ndërtojë "BIG -Studio"
Kjo studio e ka ideuar ndërtesën duke pasur parasysh përforcimin e masterplanit të përgjithshëm. "BIG-studio" krijon një shesh në formën e një hapësire urbane të mbuluar nën ndërtesat rrethuese. Në pjesët anësore janë hapësirat për marrjen e avdesit gjatë pushimeve. Propozojnë që Xhamia të ketë edhe një shesh të zgjeruar të besimit fetar. Sa i përket lutjeve ideja është që fasada e Xhamisë dhe Xhamia të mund të hapet drejt sheshit duke ftuar njerëzit që të hyjnë në të.
Konkursi
"BIG -Studio" konkuroi në fazën e dytë me studiot "Andres Perea Ortega-Studio" , "Architecture Studio", "seArch-Studio" dhe
"ZAHA HADID ARCHITECTS". Në fazën e parë konkuruan 100 studio dhe u përzgjodhën vetëm 5.
Në kërkesat e Bashkisë drejtuar studiove të projektimit u kërkua që Projekti për xhaminë duhet normalisht të përmbante elementet e kultit, por duhet të kishte dhe një arkitekturë moderne. Normalisht projektet që do realizohen, duhet t'u përmbahen sipërfaqeve dhe kateve të godinave që Bashkia ka propozuar, ndërsa lartësia për të dyja objektet nuk duhet të jetë më shumë se 18.8 metra. Sipërfaqja për xhaminë është 2.500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun është 1650 m2. Ndërtesa e xhamisë duhet të ketë salla për mësim, biblioteka, pra të jetë një objekt i lidhur me dijen islame.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Xhamia e re e Tiranës do ta ndërtoje studio "BIG" e Kopenhagen