E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria nuk përballon fluksin e emigrantëve

Deputetja, Mimi Kodheli ka denoncuar sot në emër të Partisë Socialiste, paaftësinë e qeverisë për të përballuar e fluksin e shqiptarëve që vijnë në atdhe.

"është i disati vit që emigrantët i kalojnë pushimet jo me të afërmit e tyre, por në radhë të gjata e kilometrike. Radhë në kufij, por ajo ç'ka është më e papranueshme tashmë, janë dhe radhët e gjata në zyrat e aplikimit për pasaportat biometrike" tha sot gjatë një deklarate për shtyp deputetja socialiste, Mimi Kodheli.

Sipas saj, edhe gjatë verës e njëjta situatë, radhët po ashtu ishin të gjata, emigrantët tanë përsëri kaluan ditë e javë për të marrë një dokument dhe më pas në radhë kilometrike për t'u larguar nga vendi.

"Partia Socialiste denoncon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por edhe mungesën e vullnetit të saj për t'i paraprirë situatave të cilat nuk janë fenomene natyrore, por normalisht të pritshme e të njohura", përfundoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›