Klosi shuan etjen uji rikthehet pas disa dekadash

5000 banorët e qytetit të Klosit tashmë kanë mundësinë të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë në 24. Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit janë drejt përfundimit duke zgjidhur përfundimisht problemin e disa dekadave të banorëve të qytetit verilindor.
Mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që ndër vite banorët autoktonë të qytetit ta braktisnin atë duke u zhvendosur në rajone të tjera.
“Qyteti i Klosit prej vitesh ka ndjerë mungesën e krizës së ujit të pijshëm e cila ka munguar për shumë kohë, sidomos në periudhën e thatësirës, atë të verës. Me ardhjen e këtij ujësjellësi, nuk do të ketë më krizë uji, por do të ketë furnizim 24 orë”-thotë Ramazan Mjeshtri.
Investimi për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit kap shifrën e 1 milion eurove ndërsa sipas inxhinjerëve të projektit, depoja më e madhe e këtij ujësjellësi ka nja kapacitet mbajtës deri në 500 m3, ndërsa prurja e tij nëpër tubacione shkon deri në 35 litra/sek.
Enver Doçi