Prishtinë, protestë kundër heqjes së shamive në shkolla

Qindra vetë protestuan në Prishtinë kundër një vendimi të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, i cili ndalon bartjen e shamive në shkollat publike. Protestuesit nga qytete të ndryshme të Kosovës i bënë thirrje Ministrisë së Arsimit që të tërheqë vendimin e saj, në të kundërtën kërcënuan me vazhdimin e prostetave deri në realizimin e kërkesave të tyre.
"Duam drejtësi”; “Mos e përdorni shtetin kundër nesh”; “Ka mbaruar koha e komunizmit”, ishin disa nga parrullat e kësaj proteste, e cila kaloi pa ndonjë incident dhe që erdhi si rezultat i largimit nga shkollat publike të disa vajzave myslimane të cilat kanë filluar të bartin shami. Protestuesin e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me Kushtetutën e Kosovës. Protestuesit marrshuan deri tek godina e Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan takim me Ministrin Enver Hoxhaj, takim i cili nuk u realizua pasi ai ndodhej jashtë vendit.
ALSAT < I mëparshmi