Lirohet nga gjykata i dyshuari për terrorizëm

Gjykata e Mitrovicës ka liruar Bajram Asllanin, i cili një ditë më parë u arrestua nga policia e Kosovës si i dyshuar për terrorizëm. Po ashtu Gjykata ka vendosur që të mos bëjë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet nga Prokurori Publik për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut, për sigurimin e burimeve materiale për terroristët, si dhe për përkrahje dhe planifikim për veprat terroriste të vrasjes, rrëmbimit, gjymtimit, ose lëndimit të personave, apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj.
"Ai nuk është ndaluar, por do të raportojë në polici dy herë në javë”, ka deklaruar për agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, pa dhënë detaje të tjera për lirimin e tij. Ndërkohë pas lirimit Asllani u ka thënë gazetarëve lokalë se është i gatshëm të dëshmojë pafajësinë e tij.
Alsat < I mëparshmi