Berisha ne Durres Rama merret me histori baba Cenesh

Një ditë pasi Edi Rama ka hapur fushatën në Durrës, kreu demokrat e ka sulmuar nga ky qark. Sipas Berishës, baza e fushatës elektorale të opozitës ka të bëjë me shpifjet dhe revokimet e së kaluarës komuniste.
“Bazohet tërësisht në trillime, në mashtrime por dhe në sharje në një fjalor krejtësisht të padenjë. Kjo alternativë degradoi në histroritë e baba Cenit. Nga Tirana në Durrës mund të vish në tre rrugë, por njëra është e sigurtë që s’të bjen kurrë, dhe kjo rrugë e vetme e shokut Edi Rama”-tha kryeministri Berisha.
Shefi i qeverisë i bëri deklaratat gjatë inagurimit të rrugës Xhafzotaj-Fllakë-Bregdet, 11 km e gjatë që lidh fshatra të tre komunave të Durrësit. Lidhur me rolin e pushtetit vendor, Berisha ka njoftuar se pas zgjedhjeve, do t’i rikthehet ligjit mbi taksat vendore, i cili i kalon bashkive dhe 6 taksa të tjera, por drafti sipas tij, ka mbetur peng i Ramës.
“Pas këtyre zgjedhjeve do të çojmë ligjin në parlament, mirëpo ai e ka mendjen... i është bërë obsesion Sali Berisha, dhe kishte frikë se po të votohej ligji do t’i thonin të vetët se po afrohesh me të”- tha Berisha.
Përsa i përket amnistisë fiskale, kreu u qeverisë i ka bërë thirrje opozitës ta votojë atë.
Elona Gjylmi