E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e kandidatit arrestohet 24-vjecari i akuzuar

Vetëm një ditë pas plagosjes së kandidatit të koalicionit të maxhorancës për komunën Balldre, Zef Doçi, policia e Lezhës bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për 24- vjeçarin Almarin Marinaj, i cili për motive fare banale ka qëlluar me armë Doçin.

Ngjarja e djeshme ka ndodhur kur 50-vjeçari Doçi po kthehej pas një takimi që kishte patur me elektoratin për komunën Balldre.Nga deponimet e vetë kandidatit, është bërë e ditur se atij i është zënë pritë në një zonë të pabanuar, ndërsa është qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin ai po udhëtonte. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës, kandidati Doçi është transportuar për në spitalin ushtarak të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga hetimet e para, ka rezultuar se autori dhe kandidati i plagosur kanë patur një grindje mes tyre, por nuk janë saktësuar ende rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo. Pas plagosjes Doçi është dërguar menjëherë në spital, dhe sipas informacioneve të deritanishme ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›