Berisha në FB: Pas qeverisë “Rama”, mblidhet edhe qeveria “Meta”
Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar në Facebook atë që ai e quan "qeveri me dy koka". Kreu i qeverisë merr shkas nga takimi i kreut të LSI-së, Ilir Meta me 5 ministrat e tij të kabinetit qeverisës. Sipas tij, Meta ndoqi shembullin e Ramës, duke mbledhur edhe ai qeverinë e tij. “Mblidhet në selinë e LSI qeveria Meta!”, shkruan në Facebook kryeministri Berisha. “Të dashur miq, sot në selinë e LSI-së, sipas shembullit të Piktorit të disa ditëve më parë, u mblodh nën drejtimin e kryetarit të Parlamentit qeveria Meta. Ky është ndryshim! Përpara me dy qeveri!”, vijon komentin e tij, kryeministri Sali Berisha. Në takimin e zhvilluar në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë pjesë Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Klajda Gjosha, Nasip Naço dhe Lefter Koka. Një javë më parë, Edi Rama thërriti në një mbledhje ministrat e kabinetit të ardhshëm qeverisës, por spikati mungesa e ministrave të LSI. Këta të fundit e justifikuan mospraninë e tyre në takimin e Ramës se ishin me pushime.
...