E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: LDK e VV në balotazh për Prishtinën

PRISHTINE - Një hulumtim i opinionit publik i zhvilluar nga "Index Kosova" për zgjedhjet e 3 nëntorit në Prishtinë nxjerr dy partitë opozitare në nivel vendi, LDK e VV, në balotazh në betejën për kryeqytetin.

Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar kandidatët e partive politike për Kryetar të Prishtinës, në pyetjen e parashtruar gjatë sondazhit të "Index Kosova" se nëse zgjedhjet lokale për Kuvendin Komunal do të mbaheshin nesër 500 pjesëmarrësit janë përgjigjur si vijon:
LDK - 29%
VV - 17%
PDK - 11%
AAK - 3%
AKR - 1%

Sipas këtij hulumtimi, të publikuar nga Indeksonline, beteja për Prishtinën, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur Isa Mustafa e fitoi garën pa balotazh, kësaj radhe do të shkonte ne balotazh mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje!.

(er.nu/indeks/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›