Ndotja e detit, phetohen qytetarë dhe zyrtarë
Vlorë Ka nisur procedimi penal për 26 persona të cilët akuzohet për Ndërtim të paligjshëm” dhe Ndotje të ujërave. Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë pas shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve dhe nga konstatimet e kryera në lidhje me hedhjen e materialeve të ngurta inerte përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Orikum dhe Vlorë, ka nisur procedimin penal. Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në këtë drejtori në bazë të një plani të posaçëm operacional ka bërë dokumentimin ligjor për 26 rastet në fjalë.
Këto masa janë marrë nisur nga shqetësimet e vazhdueshme nga qytetarët si dhe nga konstatimet e kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku në lidhje me hedhjen e materialeve të ngurta inerte përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Orikum dhe Vlorë, nga subjekte të ndryshëm me qëllim krijimin e moleve dhe hapësirave të mëtejshme për në brendësi të detit.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për Shpërdorim detyre në ngarkim të Inspektorëve të Inspektoriateve Ndërtimore Urbanistike të Bashkive Vlorë dhe Orikum, në ngarkim të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar si dhe në ngarkim të Inspektorëve të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Vlorë pasi inspektorët e këtyre institucioneve nuk kanë reaguar konform ligjit përballë këtyre veprave penale. /A.Peçi/