Korçë, vetëvritet me armë 22-vjeçarja, s`dihen ende arsyet
Një 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Ravonik të Korçës ku 22-vjeçarja me iniciale Q.E është vetëvrarë me pushkë në banesën e saj.
Nuk dihen ende motivet e vetëvrasjes së 22-vjeçares por mësohet se ajo ka lënë një letër ku shkruan për arsyen se përse mori këtë hap kaq tragjik.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka sekuestruar letrën si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.