E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet argjendaria kapen 3 autoret

Grabitet një tjetër argendari në kryeqytet tek sheshi “Avni Rustemi”, ndërsa në pranga ranë 3 autorët e kësaj grabitje, Rigers Leka, Dorian Memaj dhe Erjon Kola.  Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20  në kryeqytet, pak metra larg komisariatit numër 1 të Tiranës.

Bëhet e ditur se në këtë orë,  3 persona hynë të maskuar në argjendarinë e quajtur ‘Esence Pavllo’ dhe nën kërcënimin e armës mundën t’i marrin pronarit të dyqanit një sasi ari dhe argjendi. Mësohet se grabitësist për të mposhtur rezistncën e pronarit, e goditën atë me tytën e pistoletës.

Skena është parë nga dëshmitarë në vendngjarje që lajmëruan policinë, duke mundësuar kapjen në një kohë të shpejtë 2 prej grabitësve dhe më vonë edhe grabitësin e tretë.

Personi i tretë mundi të largohej në fillim nga një rrugë dytësore, me sasinë e sendeve të çmuara. Por, policia arriti ta ndaloi edhe atë, pasi i ishte vënë në ndjekje. Bashkë me të u konfiskua edhe malli i vjedhur. Grabitja e sotme në kryeqytet është në serinë e disa grabitjeve që po ndodhin brenda një kohë të shkurtër në vende si bankat apo edhe argjendaritë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›