E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks qytetaresh ne Kapshtice dhe Kakavije

Në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës vazhdon të rritet numri i emigrantëve që hyjnë në atdhe për të festuar Pashkët ordodokse. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kane hyrë 5520 shtetas dhe 1427 mjete. Ndërsa kanë dalë 2411 shtetas me 506 mjete. Në pikën kufitare të Kakavijës ka hyrë një numër më i madh emigrantësh me rreth 7000 persona me 1850 mjete. Po gjatë këtyre orëve kanë dalë 4200 shtetas me 780 mjete. Deri më tani gjithçka funksionon nromalisht në këto dy  pika kufitare dhe nuk ka probleme gjatë lëvizjes së udhëtarëve ndërkohë që në orët e mbrëmjes pritet një rritje e numrit të personave që hyjnë në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›