E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi-Maqedoni, Ivanov takon Papandreun në Kopenhagen

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov me kërkesë të tij, ndërsa zhvillohet Samiti për ndryshime klimatike në Kopenhagen, pati takim të shkurtër me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Presidenti Ivanov e përshëndeti vendosjen e dialogut mes dy vendeve, i cili duhet të kontribuojë për rritjen e besimit, për mirëkuptim më të mirë të udhëheqjeve politike. "Dy shoqëritë komunikojnë dhe bashkëpunojnë pa asnjë problem. Komunikimi i tillë pa dyshim do të rritet me liberalizimin e vizave, konstatoi presidenti Ivanov.
Përgatitjen e tij për komunikim të hapur, presidenti Ivanov e konfirmoi me disa thirrje të dërguara deri te presidenti grek, Karolios Papulias për takim i cili duhet të kontribuojë në qetëësimin e marëdhënieve të politikave të ndërsjella.
Në këtë rast, presidenti i Maqedonisë tha se problemi qe ka Republika e Greqisë me emrin e Maqedonisë, është pasojë e disa kohërave të vjetra dhe paragjykimeve të vjetra. Ivanov ka shprehur bindjen se në frymën e unitetit europian, stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, Greqia do ta tejkalojë pozicionin e bllokimit i cili u tregua se nuk jep rezultate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›