E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Korçë: Opozitës i ka ngelur ora

KORCE- Kryeministri Berisha zgjodhi Universitetin “Fan Noli” për t’i uruar vit të mbarë studentëve në mbarë vendin. “Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida”- tha sot kryeministri, para studentëve të Korçës, të cilët festojnë dhe 40 vjetorin e hapjes së Universitetit të tyre.

Bersiha premtoi se Ministria e Arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë, dhe sulmet e opozitës i cilësoi si "të pavlera".

“Unë dua tu them këtyre zotërive që derdhin lot poshtë e përpjetë, se universitetet u shndërruan në pellgjet e papunësisë. Në Shqipëri, në asnjë vend tjetër të botës universitetet nuk shpërndajnë libreza e punësimit, por shanse të shumta për punësim. Atyre që kanë frikë nga rritja e përqindjeve të diplomuarve u them se ora e tyre ka mbetur në kohën kur i gjithë vendi ishte student dhe pedagog, ndofta më pak se cka sot Universiteti i Korçës.
(s.g/bnalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›