EU Observer pjesë nga raporti i KE: Shqipëria, progres të limituar
BRUKSEL- Komisioni Europian pritet të publikojë më 12 tetor raport progresin për vendet që aspirtojne të marrin statusin e vendit kandidat apo që të nisin dialogun për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas EU Observer që ka siguruar pjesë të raportit, Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në mes të një ngërçi politik pas zgjedhjeve.
Kosova e cila nuk ka perspektive për tu bashkuar me familjen Europiane derisa vendin ta njohin të 27 vendet anëtare konsiderohet si e pashpresë sa i përket çëshjteve të ekonomisë dhe sigurisë. Raporti vë në dukje papunesinë e lartë në këtë vend, ndërkohe që më shumë nevojitet për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Ndërsa Bosnja përshkuhet si një vend që përballet me konfrontimin e vazhdueshëm mes Serbëve etnike dhe myslimanëve si dhe mungesën e mirëkuptimit lidhur me drejtimin e vendit.
Mali i Zi dhe Maqedonia vijnë në krye të listes sa i përket reformave të bëra, por Komisioni Europian nuk thotë se kur këto dy vende kandidate mund të nisin bisedimet për anëtarësim.
(NEWS24/e.m/BalkanWeb)