E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kroaci për sigurinë në rajon

Kryeministri Sali Berisha u nis dje në Kroaci për të marrë pjesë në samitin me temë “Siguria, zhvillimi dhe prosperiteti”, që do të zhvillohet në 4-5 korrik, në Dubrovnik. Në këtë samit, marrin pjesë kryetarë të qeverive dhe personalitete të larta të vendeve të Evropës Juglindore, SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Samiti do të përqendrohet në procesin e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e ndërveprimit midis vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s me vendet e Evropës Juglindore, në fushën e sigurisë dhe zhvillimit.

Samiti i Kroacisë zhvillohet për të tretin vit radhazi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vendet e Evropës Juglindore, të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›