E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët e Topit takojnë minatorët grevistë

Presidenti i Republikës inkurajon linjat e funksionimit ndërinstitucional, që i shërbejnë dialogut dhe zgjidhjeve ligjore të problemit të grevistëve minatorë. Këshilltarët e z.Topi pritën dje në selinë presidenciale një përfaqësi të minatorëve grevistë. Përfaqësia e minatorëve, pasi falënderoi për qëndrimin dhe përkujdesjen ndaj shëndetit të grevistëve, kërkoi mbështetje të mëtejshme në funksion të plotësimit të kërkesave të bëra publike për qeverinë. Këshilltarët e Presidentit Bamir Topi informuan përfaqësuesit e minatorëve se institucioni i Presidentit ka inkurajuar publikisht gjatë vizitës së kreut të shtetit në Bulqizë në 12 shkurt 2008, miratimin e statusit të minatorit dhe gjatë ditëve të grevës i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë që të asistojë me shërbim të kualifikuar shëndetësor, gjë që po realizohet me shërbim njëzet e katërorësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›