E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-ja: Familja kryeministrore, asnjë m2 në bregdet

Partia Demokratike hodhi dje poshtë akuzat e ngritura nga opozita në Parlament, sipas së cilës familja kryeministrore është në konflikt të hapur interesi. PD-ja akuzoi se "çifti Rama-Braçe hodhën në treg trillimin e tyre të radhës për publikun shqiptar, si produkt i politikës së tyre të re. Kështu, ky çift deklaroi në seancën e fundit parlamentare se Kryeministri dhe familja e tij po pushtojnë tokat e jugut. “Por, binomit të Ramës dhe asistentit të Enver Dondollakut nuk i beson më asnjeri, në shpifjet dhe trillimet e tyre amorale", - thuhet përmes një njoftimi për shtyp të PD-së. Sipas zyrës së shtypit pranë PD-së, kryetari i Partisë Demokratike dhe familja e tij nuk disponojnë asnjë m2 tokë në 400 km e bregut shqiptar, nga skaji më jugor deri në skajin më verior".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›