Berisha ne Kukes Investime te reja. Park industrial per qytetin
Kryeministri Sali Berisha që nga Kukësi ftoi Edi Ramën të heqë dorë nga alternative e shpifjeve dhe të paraqitet para qytetarëve me projekte.
“E ftoj zotin Rama si drejtues I një force politike të rëndësishme tu paraqesë shqiptarëve alternativën e tij sepse sharje, shpifje, trillime, shqiptarët si çdo komb tjetër I qytetëruar ka për to kazanin dhe vetëm kazanin” tha Berisha.
Para qytetarëve kuksianë, kreu i qeverisë premtoi shumëfishim të investime ne rrugë, ujësjellësa, kanalizime, shkolla e qendra shëndetësore si dhe krijimin e nje parku industrial në këtë qytet.
“Pas katër vitesh çdo familje e Kuksit dhe e mbarë Shqipërisë do të furnizohet me ujë të pijshëm njëlloj si qytetarët e Europës. Do përfundojmë sëshpejti rrugën Kukës- Peshkopi, Kukës- Krumë, Kukës- Shishtavec. Të gjitha rrugët e rrugicat e Kuksit do t’I asfaltojmë. Të gjitha komunat e fshatrat do t’I lidhim me akset kombëtare. Do mbështesim fuqishëm prodhimin industrial. Kuksi turistik do të jetë një nga objektivat tona. Kuksi do ketë parkun e vet industrial. Shqipëria do të bëhet superfuqi energjitike e rajonit. Shqipëria do të jetë kryevendi I energjisë së gjelbër në rajon” tha Berisha.
Kreu i qeverisë dhe i Partisë Demokratike tha se suksesi i kandidatit demokrat për bashkinë e Kukësit Hasan Halilaj dhe i kandidatëve të tjerë të Aleancës për Qytetarin në këtë qark, në zgjedhjet e 8 majit është sukses për jetën e çdo qytetari dhe për një Shqipëri europiane.
Taulanta Boja