E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Rames 8 Maji hakmarrje ndaj qeverise

Ne njesine bashkiake numer shtate Edi Rama iu kunderpergjigj rivalit te tij ne Tirane Lulzim Basha per rritjen e çmimeve si pergjegjësi e bashkise se Tiranes.
”Kanë pafytyrësinë ta mendojnë këtë popull, të rimendojnë njerëzit e këtij vendi kaq të verbër, kaq të shurdhër, kaq të paaftë për të arsyetuar sa tu thonë se deri edhe për rritjen e çmimeve në Tiranë përgjegjësinë e ka opozita, përgjegjësinë e ka bashkia” tha Rama.

Po nga ky takim, kryebashkiaku ironizoi premtimet e kundeshtarit politik, kryeministrit Sali Berisha.

”Kudo ku shkon e fillon me turizëm, e mbaron me alpinizëm, pavarësisht se ka apo nuk ka mal aty. Premton rroga, premton pensione, premton kredi, premton lumturi, pastaj fillon: hardhi, arra, lajthi, çfarë i vjen ndërmend” tha Rama.

Por Rama tha se tete maji eshte rasti per te marre hak ndaj qeverise: “Në 8 Maj është dita për të marrë hak. Hakun që ju takon ju dhe të gjithë shqiptarëve në raport me një qeveri e cila ka premtuar gjithçka dhe e vetmja gjë që me siguri ka bërë është se ka përfituar nga gjithçka për interesat e Saliut dhe të oborrit të pushtetit të Saliut”.

Ne njesine pese kryebashkiaku eshte takuar me banore te zones, nga ku ka ngritur shqetesimin se sipas tij pushteti po ben presion per te frikesuar dhe frenuar qytetaret te votojne ne tete maj.

”Është shumë e rëndësishme që gjithëq njerëzve tu përcjellim të qartë dhe të fortë mesazhin që të gjitha presionet synojnë vetëm tkurrjen, frikësimin, dekurajimin sepse në të vërtetë vota është e fshehtë, askush nuk mund ta kontrollojë“ tha Rama.

Rama  i beri thirrje qytetaret te jene te pranishem tek kutite e votimit, si e drejta e pamohueshme kushtetuese.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›