OSSH ndërpret energjinë për 8 qytete debitore
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka vendosur të ndërpresë energjinë elektrike për tetë qytete. OSSH pretendon se ujësjellësit e këtyre qyteteve janë debitore për energjinë.
TIRANË - Ndërmarrjet e ujësjellësve në 8 qytete të vendit që sot kanë mbetur pa energji elektrike. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka vendosur të ndërpresë energjinë për ndërmarrjet e ujësjellësve në Durrës, Shijak, Lushnje, Fushë-Kruje, Shkodër, Fier, Korçë dhe Elbasan. Siç njofton vetë OSSH, ky veprim është marrë pasi ndërmarrjet kanë rezultuar debitore për energjinë. Burimet shtojnë se detyrimet e këtyre ndërmarrjeve për vitin 2007 kanë qenë rreth 325 milionë lekë, ndërsa për vitin 2008 102 milionë lekë duke arritur në total shifrën e 427 milionë lekë.
(a.s/News24/Balkanweb)