Berisha në Paris, firmos hyrjen në Unionin e Mesdheut
Kryeministri Sali Berisha është ftuar nga Presidenti francez Nikolas Sarkozi për të vizituar Parisin në një moment historik për të. Z.Berisha do të marrë pjesë në festën kombëtare të Francës, por dhe do të ketë disa takime të rëndësishme me personalitete të larta të botës. Kryeministri u nis dje drejt Parisit për vizitën treditore ku dhe do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh dhe aktivitetesh. I shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm Lulzim Basha, Berisha do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Mesdheut, që është një nismë e Presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe që zhvillohet ditën e diel në Paris. Në këtë samit marrin pjesë 45 vende të përfaqësuar nga kryetarë shtetesh, qeverish dhe ministra të Jashtëm. Përpara fillimit të samitit Kryeministri Berisha do të nënshkruajë një memorandum për dërgimin e trupave tona në Çad me përfaqësuesin e lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana. Më pas ai do të marrë pjesë në sesionin plenar të samitit, ku do të mbajë edhe një fjalim. Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrit Berisha, ai do të vërë theksin në rëndësinë e Unionit të Mesdheut, i cili synon forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kryeministri është i ftuari special i Presidentit Sarkozi në paradën ushtarake me rastin e festës kombëtare të Francës, që zhvillohet me 14 korrik. Gjithashtu, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në festimet madhështore me rastin e Festës Kombëtare të Francës dhe në paradën që zhvillohet në sheshin “Champs Elysée” dhe në drekën që Presidenti Sarkozi organizon me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Në këtë eveniment do të jenë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun dhe personalitete të larta të politikës franceze dhe Bashkimit Evropian. Gjithashtu Kryeministri Berisha do të nënshkruajë një memorandum me Përfaqësuesin e lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana për pjesëmarrjen e trupave ushtarake shqiptare në misionin paqeruajtës të BE-së, “EUFOR”, në Republikën e Çadit.
Merkel: Themelimi i “Mesdheut”, një hap i madh
Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel e konsideron themelimin e Unionit të Mesdheut, ditën e diel në Paris si një hap të rëndësishëm. Në mesazhin e fundjavës përmes videos, ajo tha se ky hap tregon se procesi i Barcelonës i filluar para 13 vjetësh, u ruajt. Para pjesëmarrjes në samitin e posaçëm në Paris, Merkel u shpreh: "Në të ardhmen ne duam t'i prekim problemet me vendet përgjatë Mesdheut duke u ulur në një tavolinë si të barabartë. Me këtë do të japim një kontribut për zgjidhjen e problemeve në Evropë”. Por për çfarë lufton ky union? Sipas Kancelares gjermane ky union do të trajtojë gjendjen në disa rajone të Afrikës, edhe në pjesën veriore ku ka denduri refugjatësh dhe që shkaktojnë probleme në vendet jugore të BE-së. “Ne jemi të bindur, - thotë Merkel, - se mund të japim kontributin tonë për rritjen ekonomike të vendeve jugore të Mesdheut, përmirësimin e shanseve të shkollimit dhe të infrastrukturës. Nga ana tjetër, vendet jugore të Mesdheut luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e paqes. Zgjidhja e konfliktit të Lindjes së Mesme do të sillte stabilitetin në rajon”.
Turqia mbështet Unionin e Mesdheut, i kërkon Francës të mos e pengojë kandidaturën e saj në BE
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ali Babaçan siguroi dje se vendi i tij "do të mbështeste aktivisht" projektin e Unionit për Mesdheun (UPM), por kërkoi që Parisi të mos e shfrytëzojë presidencën e tij të BE-së për të penguar kandidaturën e Ankarasë. "Ashtu si për procesin e Barcelonës (që i paraprin UPM-së), Turqia do të angazhohet aktivisht për Unionin e Mesdheut", deklaroi ai në përfundim të një takimi me homologun e tij francez, Bernard Kushner, në vigjilje të hapjes së UPM-së. "Turqia e mbështet këtë iniciativë. Ne mendojmë se ajo do të nxisë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon", - shtoi Babaçan, që do të marrë pjesë në samitin e të dielës me Kryeministrin Rexhep Taip Erdogan. Ministri i bëri gjithsesi një paralajmërim jo të hapur Francës, që është kundër hyrjes së Turqisë në BE, që ajo të mos përfitojë nga presidenca e saj 6-mujore e BE-së për të ngadalësuar negociatat e pranimit. "Turqia shpreson që gjatë kësaj presidence, procesi i saj i pranimit në BE të vazhdojë në mënyrë normale", - paralajmëroi ai. Babaçan deklaroi gjithsesi se "është i bindur se gjatë presidencës së BE-së, Franca do të mbajë një qëndrim të drejtë dhe të ekuilibruar". "Ne shpresojmë të hapim disa kapituj negociatash", - tha ai. Kushner deklaroi nga ana e tij se kishte diskutuar për "kërkesën e pranimit të Turqisë në BE dhe për hapjen e kapitujve që ne propozojmë".