Rustem Gjata: Nuk i kemi rekomanduar Topit emra
Kandidatët e zgjedhur nga Presidenti Bamir Topi për Gjykatën e Lartë kanë qenë një zgjedhje tërësisht e tij. Puna e grupit të punës i ngritur nga ai pranë Presidencës për këtë çështje nuk ka hyrë për asnjë çast në çështje të emrave dhe as të dosjeve të 105 kandidatëve që garonin për 6 vendet vakant në këtë gjykatë. Një nga anëtarët e këtij grupi këshillimor që u mblodh disa herë në Presidencë para se Topi të vendoste për emrat, juristi i njohur Rustem Gjata, flet për “standard”. Ai tregon rolin që kishte ky grup njerëzisht që u thirrën nga kreu i shtetit si më të mirët e kësaj fushe për të dhënë mendimet e tyre. Gjata e thotë prerë dhe qartë se grupi nuk kishte për qëllim dhe objektiv që t’i rekomandonte Presidentit emra. Ky grup juristësh ka diskutuar vetëm për kriteret mbi bazën e të cilëve do zgjidheshin emrat që do zgjidhte Topi. Por edhe pas dekretimit të emrave, Rustem Gjata nuk na jep një mendim për ta, nëse i plotësojnë apo jo kriteret që përcaktoi grupi i punës si të rëndësishme. Ai shprehet se nuk i ka parë dosjet e tyre dhe se nuk i takon atij të japë mendim për ta.
Presidenti Bamir Topi dekretoi gjashtë emra të rinj për t’u votuar në Kuvend si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Duke parë emrat që janë përzgjedhur, mendoni se janë respektuar drejt të gjitha kushtet ligjore që kërkohen në këtë rast?
Së pari, nuk jam unë ai që vlerësoj dekretet e Presidentit, por gjithsesi aktualisht, nuk jam në gjendje t’ju them diçka të qartë sepse nuk i kam parë dosjet e tyre. As dosjet e tyre dhe asnjë nga të 105 dosjet e konkurrentëve. Në punën tonë si grup, ne kemi përcaktuar standardet dhe kritere ligjore ku mund të bazohet Presidenti në punën e tij për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Kriteret që përcaktuam ne kanë qenë kushtetuese dhe ligjore. Pas diskutimeve të pjesëtarëve të grupit të punës për çdo çështje në lidhje me kriteret, është arritur në një përfundim.
Në listë për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë ishin 105 kandidatë. Nga shqyrtimi, sa prej tyre plotësonin kriteret ligjore? A ka dëgjuar sugjerimet e grupit të punës Presidenti i vendit? Në rastin konkret, a janë rekomanduar këta emra?
Edhe një herë, nuk i kemi rekomanduar Presidentit kurrfarë emri. Të paktën unë personalisht jo. Në grupin e punës nuk është diskutuar për kurrfarë emri dhe as që janë zënë në gojë emrat e aplikantëve. Kemi diskutuar vetëm për standardet. Për të 105 kandidatët nuk di them asgjë sepse nuk është diskutuar për ta, nuk janë përmendur. Nuk kemi parë apo vlerësuar asnjërin prej tyre. Nuk ishte kjo puna dhe misioni ynë. Duhet të dini një gjë, grupi ynë i punës ka qenë këshillimor i thirrur me kërkesë të Presidentit, pra edhe standardet e përcaktuara nga ne, produkti i punës sonë, ka karakter këshillimor dhe sugjerues jo vendosës. Absolutisht nuk mund t’i imponoheshim Presidentit. Mendoj se sugjerimet tona duhet të kenë qenë një ndihmesë për Presidentin e Republikës, por unë nuk mund të bëj vlerësimin e punës tonë.
Po emra të tjerë keni rekomanduar?
Jo, asnjë emër, unë personalisht dhe aty në grup, absolutisht jo. Dëgjoni, po të ishte për emra nuk do ta kisha marrë mundimin të veja në grupin e punës. Nuk kam unë të drejtë të them se X-kandidat është më i mirë se Y-kandidat, apo edhe e kundërta. Kjo i takon vetëm Presidentit dhe Parlamentit. Si jurist profesionist, mendova të vë përvojën time, kur m’u kërkua, në përcaktimin e standardeve të një niveli sa më maksimal në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe mendoj që kjo punë e jona në grup të ketë shërbyer.
Duke pasur parasysh misionin për të cilin u ngrit grupi i punës, mendoni se sugjerimet tuaja vlejtën apo ky grup ishte thjesht[ për fasadë?
Nuk mendoj se ishte thjesht një fasadë. Ne u munduam të jepnim këshilla dhe sugjerime duke u mbështetur në përvojat tona. Dua t’ju sqaroj për diçka. Unë kam qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese për disa vjet, madje i pari kryetar i saj. Kurdo dhe kushdo që në organet shtetërore kërkon një mendim apo një këshillë nga unë për një problem të fushës time, kam detyrimin moral dhe intelektual t’i përgjigjem me të gjitha mundësitë e mia. Ky është një qëndrim që duhet të mbajnë juristët e aq më shumë ata që kanë qenë në pozita drejtuese.
Cilët janë 6 kandidatët
1. Aleksandër Muskaj, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
2. Arjana Fullani, gjyqtare për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh
3. Andi Çeliku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh
4. Evelina Qirjako, avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.
5. Guxim Zenelaj, gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së
6. Majlinda Andrea, gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.