E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia ratifikon MSA-në Shqipëri - BE

Parlamenti i Portugalisë ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim - Asocimit mes Komunitetit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, i nënshkruar në Luksemburg, më 12 qershor 2006. Së shpejti pritet dekretimi nga Presidenti dhe më pas dalja në fletoren zyrtare, duke përfunduar procedurat e brendshme të ratifikimit. Kështu, pas përfundimit të ratifikimit nga Portugalia, shkon në 22 numri i vendeve të BE-së që kanë përfunduar ratifikimin e MSA-së.Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh mirënjohjen Portugalisë dhe vendeve të tjera anëtare që kanë ratifikuar MSA-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›