E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i ligjit per deklarimin e pasurive

Të gjithë zyrtarët, nëpunësit e të zgjedhurit, që janë subjekte të ligjit për deklarimin e pasurive do të deklarojnë, edhe shpenzimet e kryera në një vit, që tejkalojnë vlerën e 500 mijë lekëve. Bëhet fjalë për disa shtesa e ndryshime në ligjin ekzistues të deklarimit të pasurive. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të deklarohen jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet, të cilat shpesh herë mund të jenë më të larta se të ardhurat e deklaruara nga një zyrtar.  
Përfaqësues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive, sqaruan në Komisionin e Ekonomisë se do të deklarohen shpenzimet që kryhen për arsye shëndetësore, arsimim, arredim etj.
Ky ndryshim që i bëhet ligjit për deklarimin e pasurive synon të luftojë korrupsionin. Ndryshimi u propozua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe u bazua në pikat që përmban konventa e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër korrupsionit. Sipas informacioneve, rezulton që të ardhurat e deklaruara mund të jenë më të ulta se shpenzimet, duke lënë hapësira për një korrupsion të mundshëm. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›