Berisha ne SHBA nderohet me cmimin e pluralizmit kulturor
Berisha takon Senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për çështjet Evropiane
Kryeministri Berisha , i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, u takua në Ëashington DC me Senatoren Jeanne Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për çështjet Evropiane.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Senatorja Shaheen vlerësoi reformat dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe dhe rolin e saj për paqen prosperitetin e sigurinë në rajon.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha e njohu Senatoren Shaheen me zhvillimet aktuale politike ne Shqipëri. Kryeministri theksoi se opozita tashmë ishte prezentë në Parlament dhe problemet e vitit të kaluar ishin tejkaluar. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se tashmë ekziston vullneti i forcave politike për heqjen e imunitetit për të gjithë zyrtarët në Shqipëri për akuza të lidhura me korrupsionin dhe krimin e zakonshëm.
Ndër të tjera Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të zhvillimit dhe të arritjeve të vendit në fusha të rëndësishme, si atë ekonomike, fushën e arsimit, mjekësisë, ndërtimit te infrastrukturave te rëndësishme, etj. Në takim u diskutua mbi potencialet e mëdha që ofron Shqipëria, në shumë fusha dhe u rikonfirmua vendosmëria për të nxitur investitorët e rëndësishëm amerikane që të zhvillojnë investimet e tyre në Shqipëri.
Kryeministri takohet me Ambasadorin Daniel Fried, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit
Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të përzemërt me Ambasadorin Daniel Fried, ish ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe tashmë i Ngarkuari i Posaçëm i SHBA për mbylljen e burgut të Guantanamos. Në takim merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA në Tiranë z. Aleksandër Arvizu.
Z Daniel Fried i uroi përzemërsisht Kryeministrit Berisha mirëseardhjen në SHBA dhe i shprehu atij, qeverisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve urimet më të ngrohta e miqësore për 100 vjetorin e pavarësisë.
"Dy vendet tona kanë arritur bashkëpunime dhe suksese të mëdha së bashku. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një nga këto arritje të mëdha" tha Ambasadori Fried.
Z. Daniel Fried e uroi Kryeministrin Berisha për evenimentin e rëndësishëm që do të zhvillohet në muzeun e Holokaustit dhe vlerësoi tolerancën e shkëlqyer fetare dhe ndëretnike të shqiptarëve gjatë historisë, si një rast vërtet unik.
Kryeministri Berisha, duke e falënderuar zotin Fried për fjalët e ngrohta, theksoi se " shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeverisë amerikane dhe popullit amerikan, për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë gjithë këtyre viteve, në të gjitha fushat. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është arritja jonë më e madhe, pas pavarësisë së saj", tha Kryeministri.
Ambasadori Fried e falënderoi Kryeministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në rastin e të burgosurve të Guantanamos.
Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis të dy vendeve, të bazuara mbi miqësinë e ngushtë e tradicionale midis të dy popujve e kombeve, si edhe vullneti dhe angazhimi për t’i zgjeruar e thelluar ato edhe më tej, në të ardhmen.
Berisha në SHBA, viziton muzeun Uillson
Shtëpia muze e presidentit të 28-të të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Udro Uillson, mbështetës i fortë i pavarësisë së Shqipërisë u vizitua nga kryeministri Sali Berisha, në një aktivitet të vecantë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Midis shqiptarëve të diasporës dhe studentëve Shqiptarë të, pranishëm në aktivitet , ishin dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare Thomas Countryman, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore në zyrën për Europën dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit Philip Reeker dhe ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë si një rast të jashtëzakonshëm, për të shprehur në emër të Shqipërisë, mirënjohjen e thellë ndaj kombit dhe qeverisë Amerikane, për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që kanë treguar ndaj shqiptarëve gjatë një shekulli.
Në këto kushte kritike pasi Ismail Qemali kishte shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, presidenti amerikan Uillson u dha fund projekteve për ndarjen përfundimtare të territorit të shqiptarëve, duke i qendruar parimit te tij për të drejtën e vendeve për mëvetësi, por edhe falë edhe raportimeve të medias amerikane apo shqiptarëve që arritën të takohen me presidentin amerikan
Uarren Miller, Kryetari i Komisionit për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane, i akordoi në emër të qeverisë amerikane dhe Komisionit, Kryeministrit Berisha çmimin e pluralizmit kulturor, duke vlerësuar lart figurën e kreut të qeverisë së Shqipërisë.
Po lidhur me këtë çështje kryeministri shqiptar ka miratuar dhe nismën për ndërtimin e një Memoriali Kombëtar të Holokaustit, tashmë i dizenjuar nga një arkitekt i mirënjohur në nivel ndërkombëtar, duke shpresuar në inaugurimin e tij në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes mirënjohjes kryeministri tha se ky çmim e bën atë dhe çdo shqiptar të ndihet krenar për marrëdhëniet me këtë popull, por –theksoi ai -çdo gjë që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës, komuniteti hebre në i këtij vendi vend ka bërë më shumë për ta.