E Shtunë, 31 Tetor 2026

kjoskezohet Shengjini

Bregdeti i Shëngjinit ka filluar të pastrohet nga kioskat dhe të gjitha ndërtimet pa leje, të cilat kishin krijuar një panoramë të pakëndshme për pushuesit dhe turistët. Ndërhyrjet e Inspektoriatit Ndërtimor urbanistik Kombëtar që është mbështetur edhe nga Policia e Rendit ka nisur në pjesën fundore të Kunes për të vijuar në të gjithë gjatësinë e plazhit. Gjate prishjes së këtyre objekteve pa leje ka patur edhe rezistencë, për të cilën është dashur ndërhyrja e Policisë për normalizimin e situatës.
Janë gjithsej 150 objekte përgjatë brezit të rërës, ndërsa kreu i komunës, Salvador Kaçaj ka bërë të ditur se pastrimi nga ndërtimet pa leje do të vijojë edhe në brendësi të qytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›