E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, ngrodhje masive e peshkut në Prespë

Bregu i liqenit në fshatin Cironkë në komunën e Liqenasit të Korcës është mbushur me peshq të ngordhur të llojit cironkë. Peshkatarët kanë ndërprerë peshkimin nga frika e një helmimi të mundshëm të peshkut. 

KORCE- Një ngordhje masive e peshqve të llojit cironkë janë vënë re në liqenin e Prespës. Bregu i liqenit në fshatin Cironkë në komunën e Liqenasit të Korcës është mbushur me peshq të ngordhur të llojit cironkë. Peshkatarët të cilët kanë vënë re këtë fenomen kanë informuar autoritetet përkatëse. Banorët thonë se një situatë e tillë nuk është vënë re më parë. Ata thonë se një rast i ngjashëm dy vjet më parë nuk ka qenë me këto përmasa të ngordhjes së peshqve. Kampionët e peshkut të ngordhur të gjetur në brigjet e liqenit të Prespës janë dërguar për analizë në laboratorin e kërkimeve veterinare në kryeqytet. Analizat do të përcaktojnë dhe shkakun e ngordhjes masive të cironkës të liqenit.
Specialistët dyshojnë se shkak mund të jenë lëndët kimike që përdorin banorët e zonës për të spërkatur drurët frutorë pranë liqenit. Ata përjashtojnë si shkak të ngordhjes masive përdorimin e lëndës plasëse pasi në këto zona një gjueti e tillë është minimizuar. Peshkatarët kanë ndërprerë peshkimin nga frika e një helmimi të mundshëm të peshkut. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›