E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Manjani: Vota e vlefshme meriton të shkojë në destinacionin e duhur

24-05-2011 / Gazeta 55

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, juristi Ylli MAnjani deklaroi se veprimi i KQZ për rinumërimin e fletëve të kontestuara ishte vendimi i duhur pasi në radhë të parë vjen interesi i votuesit. “KQZ kishte dy mundësi ose ta injoronte këtë fakt, duke shkelur barazinë e votës ose të gjente një zgjidhje dhe ju zoti kryetar e gjetët një zgjidhje pavarësisht se u kundërshtua, vota meriton të shkojë në destinacionin e duhur. Në radhë të parë është interesi i votuesit”- u shpreh Manjani. Ai tha gjithashtu se vendimet ligjore të KQZ-së nuk duhet të bien pre e qëndrimeve politike, pasi ky institucion administron procesin zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›