E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piktori Zef Shoshi, ekspozitë personale në GKA

Zef Shoshi, piktori i brezit te artisteve te njohur te realizmit socialist ka prezantuar nje pjese nga krijimtaria e tij e gjate ne nje ekspozite personale ne Galerine e Arteve. Ne ekspoziten qe perfshin jo vetem punet e hershme qe bejne pjese nga krijimtaria e shkolles ne Moske por sidomos ne sy bien punet e tij te viteve te fundit ku ai merr dhe persos figuren e zadrimores.

Teknika qe Shoshi perdor si ne peisazhet si ne portrete eshte ajo e vajit ndersa vitet e fundit ai ka rendur edhe drejt akrilikut duke percjelle tek ai qe shijon pikturen e tij nje atmosfere nostalgjike per traditen dhe te shkuaren. Ekspozita e piktorit Shosh shpalos krijimtarine e tij me vepra retrospektive, duke filluar me Autoportretin e vitit 1955, me nje grup veprash te periudhes se Akademise ne Rusi dhe duke vazhduar me vepra te periudhes se mbas studimeve (1960-1989), me nje koleksion veprash nga periudha 20 vjeçare (1989-2009) gjithsej 35 vepra dhe me 2 veprat e tij te realizuar ne vitin 2010.

Piktori Shoshi shpalos ne kete ekspozite stilin e tij piktorik te dallueshem, te konsoliduar ne vite, ku prioritet marrin ngjyra e ngjeshur dhe drita diellore. Motivet kryesore te artistit ne kete ekspozite (kompozimet e tij) jane ato historike dhe tema e fshatit, kryesisht nga zona e Zadrimës, ku ai eshte inspiruar ne realizimin e dhjetra e dhjetra portreteve e kompozimeve figurale. Punimet e viteve 2003 – 2010 ekspozohen per here te pare per publikun. Artisti, veç te tjerash, ka dhene nje kontribut te rendesishem si pedagog ne Institutin e Larte te Arteve, Tirane. Ekspoziten e pare vetjake ne GKA piktori e ka celur ne vitin 2002. Ne ekspoziten e vitit 2010 jane paraqitur edhe 12 vepra nga koleksioni i GKA.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›