Ballsh, banorët në protestë, mungojnë investimet
BALLSH- Mungesa e investimeve në infrastrukturë ka ngritur në protestë banorët e lagjes “Bylis” në Ballsh, të cilët bllokuan për rreth 20 minuta madje edhe aksin nacional Ballsh-Tepelenë.
Fillimisht ata u mblodhën në zonat ku banojnë dhe më pas vijuan protestën e tyre deri në dyert e Bashkisë. Banorët e lagjes “Bylis” pretendojnë se nuk është kryer asnjë investim në rrugë, në urë, apo kanalizime cka e ka vështirësuar së tepërmi banesën.
Duke ngritur dyshime për fondet që sipas tyre, duhet të kishin si destinacion infrastrukturën, banorët paralajmërojnë që do të vazhdojnë protestat.
Protesta e së shtunës zgjati për rreth 2 orë, duke krijuar madje edhe trafik automjetesh në Ballsh.
(m.a/News24/BalkanWeb)