E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina: Bisedime me Serbinë si fqinje

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha e Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë në çdo kohë për çështje me interes të dy shteteve, por asnjëherë për statusin, gjë e cila mbështetet edhe nga opozita.

“Unë them se Kosova e ka shprehë qëndrimin e vet më herët. Ne jemi të gatshëm që të bisedojmë me Serbinë në çdo kohë dhe për të gjitha temat që janë në interes të dy shteteve sovrane, dhe ka tema mjaftë që lidhen me bashkëpunimet ekonomike dhe kulturore, me parandalimin e krimit të organizuar, me lëvizjen e lirë të qytetarëve, me aspektet që janë dhe që lidhen me bashkëpunimet e përgjithshme të rajonit, por asnjëherë nuk do të bisedojmë për çështjen e statusit. Ajo është çështje e mbyllur për Kosovën” tha Sejdiu.

“Si Kosovë kemi interes të bisedojmë me Serbinë si vend fqinjë, për çështje të fqinjësisë, por ato bëhen në kohën, momentin kur Kosova e ndien nevojën dhe vlerëson se duhet të ndodhin” tha Haradinaj.

Gjatë gjithë javës vazhdoi debati mbi bisedimet e mundshme Kosovë- Serbi që filluan nga mediat serbe me një plan i cili sipas tyre ishte hartuar nga shefi i diplomacisë sllovake Lajçak i cili për 24 orë e përgënjeshtroi.

Bul Salihu

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›