E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi ngre komisionin për shkarkimin e Spahiut

Vendimi është marrë vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa 57 vota të opozitës shkuan kundër. Komisioni do të drejtohet nga deputeti demokrat, Eknelejd Alibeaj dhe në përbërje të tij do të jenë edhe katër deputetë të tjerë nga mazhoranca dhe katër nga opozita nëse do të marrë pjesë.

Debate në Kuvend për Kreshnik Spahiun
Tiranë (11:02:)– Në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet midis të tjerash edhe për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Relatori i çështjes, Viktor Gumi, sqaroi në Kuvend hapat e ndjekur në këtë drejtim, duke dhënë edhe arsyen se pse kërkohet shkarkimi i Spahiut.

“Komisioni i Ligjeve vlerëson se thelbësore në këtë fazë të nismës për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, që të përcaktojë rolin e tij. Komisioni i Ligjeve nuk mund dhe nuk duhet të jetë komision hetimor”, theksoi Gumi.

Ai ka paraqitur tri drejtimet kryesore me të cilat synohet ngritja e këtij komisioni. “Ka në mënyrë të detajuar shkaqet dhe arsyet përbëjnë të dhëna të mjaftueshme për nisjen e hetimit për shkaqet që cenojnë rëndë detyrën”, shtoi më tej.

Sipas Gumit, Spahiu është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2007 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zv/kryetari i KLD-së çon frymën e bashkëpunimit. “Kuvendi ka për detyrë të shkarkojë anëtarin e KLD-së”, vijoi. Arsye për shkarkimin e tij, sipas deputetit demokrat, bëhet pasi “janë kryer më se një herë akte dhe sjellje që deskretitojnë rëndë institucioni kushtetues”.

Fatmir Xhafaj

Pas fjalës së deputetit demokrat, në emër të grupit socialist, reagoi deputeti Fatmir Xhafaj, i cili theksoi se opozita nuk do të votojë dhe as nuk mund të bëhet pjesë e këtij komisioni. “Ne nuk do ta votojmë këtë Komision. Ne nuk e mbështesim punën e Kreshnik Spahiu, i cili nuk lavdërohet për punën e kryer në KLD. Ky komision po ngrihet në një amoralitet politik”, tha ai.

Sipas Xhafajt, kompetencë eksplozive për shkarkimin e Spahiut, është vetëm KLD-ja dhe jo ndonjë organ tjetër, siç është Kuvendi.  “Ne do të ishim pjesë në këtë komision vetëm nëse do të trajtoheshin çështjet thelbësore të drejtësisë, për ta nxjerrë nga kjo situatë e vështirë ku ndodhet dhe për të luftuar korrupsionin e thellë”, vijoi. Ai akuzoi mazhorancën se synon që të përfshijë në ndikimin e saj këtë institucion. /Start/

                                                                                             2012-01-26 12:02
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›