Makina shtetërore përplas tre automjete, një i plagosur

Foto nga aksidenti i sotëm - E.Mati {Sh}
Një aksident zinxhir ka ndodhur mesditën e sotme pranë bllokut të “Shallvareve” në kryeqytet.
Duke i’u referuar të dhënave të fundit të policisë, mësohet se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete mes tyre një makinë zyrtare me targa TR 0273 Z dhe një motor.
Makina zyrtare i përket institucionit të Gjykatës së Lartë. Ajo është një nga dy makinat që janë në dispozicion të kreytares së kësaj gjykate Shpresa Becaj.
Sipas burimeve të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, mësohet se drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar për në spital.
Ndërkaq, policia rrugore po heton për rrethanat e aksidentit. Për shkak të trafikut të rënduar janë krijuar rradhë të gjata të automjeteve.