Hyka: I jam borxhli trajnerit Otto Bariç
Mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hykës, i kanë mjaftuar 45 minuta lojë në ndeshjen miqësore kundër Polonisë për të bindur drejtuesit e skuadrës gjermane, Mainc 05, që të shpenzojnë 3.5 milionë euro për të pasur shërbimet e shqiptarit.
Jetmir Halilaj
20-vjeçari Hyka në takimin e luajtur më 27 maj në Gjermani, të cilin Shqipëria e humbi me rezultatin 1-0, u aktivizua në pjesën e dytë. Ai zëvendësoi sulmuesin Erjon Bogdani në minutën e 46-të. Vetë Hyka është shprehur se ka mbetur i befasuar me paraqitjen e tij të mirë për një kohë aq të shkurtër. "Falënderoj Zotin, sepse për një kohë aq të shkurtër gjithçka më shkoi shumë mirë. Driblingu, depërtimet dhe pasimet e sakta më ndihmuan të jem këtu ku jam tani, te Mainci", ka deklaruar Hyka për "Allgemeine Zeitung". "Mua më ka kërkuar edhe Dinamo e Zagrebit dhe ramë dakord që unë të testohesha për disa ditë atje, por më pas mendova të pres edhe pak për të reflektuar si duhet. Më ka kërkuar edhe Mynih 1860, por unë isha në pritje të një oferte më të mirë. Për këtë jam konsultuar me Skelën, Lalën e Kapllanin". Falënderimet më të mëdha Hyka ia ka adresuar ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, kroatit Oto Bariç. Lojtari ka thënë se Bariç ishte i pari që e ka ftuar atë në Kombëtaren e Shqipërisë, madje edhe i ka dhënë rastin në disa ndeshje. "I jam mirënjohës trajnerit Oto Bariç, sepse ai më dha mundësinë të luaja në skuadrën e parë. Thuajse gjithnjë në Shqipëri trajnerët kanë preferuar futbollistë me eksperiencë, ndërsa ai besoi tek unë, megjithëse isha shumë i ri. Kam luajtur pesë ndeshje nën urdhrat e tij dhe mund të them se ishte vërtet shumë mirë që të punoje me një trajner si ai", është shprehur mesfushori.
Zv/trajneri i Mainc 05, Stefan Kunhert, që ishte dhe i dërguari special për të vëzhguar Hykën në ndeshjen kundër Polonisë, e ka krahasuar mesfushorin shqiptar me talentin e Borusia Mënshengladbah, Marko Marinin, të cilin trajneri i Gjermanisë e ka thirrur në përfaqësuesen gjermane. "Hyka më mahniti në atë ndeshje. Kur pashë se çfarë po u bënte mbrojtësve polakë, i hoqa të gjitha dyshimet e mia dhe u thashë drejtuesve të klubit me shumë vendosmëri se ai është një lojtar i shkëlqyer", - ka rrëfyer Kunhert.