E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, gati për debutimin evropian

Sonte, ora 20.00, kampionët e Dinamos bëjnë debutimin në Champions League, ku në turin e parë eliminator do të përballen në "Qemal Stafa" ndaj boshnjakëve të Modriçes. 

Trajneri argjentinas i bluve, Zuleta, ende nuk di se cilët lojtarë do të ketë në dispozicion. "Skuadra është mirë. Nuk do të jemi në 100%, por kam mendimin se do të jemi mirë - është shprehur ai -. Kam parë disa video të Modriças, edhe pse do të jenë me disa lojtar më pak dhe nuk jemi në dijeni të përforcimeve të tyre, gjithashtu edhe ato e dinë se ne kemi një ekip të ndryshëm në krahasim me atë që doli kampion. Fizikisht jemi mirë, nuk kemi asnjë të dëmtuar dhe kjo e bën më të lehtë ndërtimin e formacionit. Kjo është një ndeshje e vështirë, por unë nuk e mendoj mundësinë e humbjes". Po me çfarë do të kënaqej Dinamo në ndeshjen ndaj Modriçes? "Të luash në Champions është një kënaqësi, që shtohet mbas një fitoreje. Po punojmë për këtë fituar, edhe pse futbolli është i rëndë, mund të humbasësh duke mos e merituar. Koha për të punuar ishte e shkurtër, dhe nuk kam premtuar 100%, po mundohemi që gjatë 10 ditëshit që kam në krye të Dinamos të ndërtojmë një skuadër të aftë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›