Dekretet, Beja: Gjashtë kandidatët të sjellin CV
Gjashtë anëtarët e propozuar për në Gjykatën e Lartë duhet të paraqesin dosjen e tyre në komisionin e Ligjeve, e cila duhet të përmbajë punën e kryer ndër vite.
BLEDAR HOTI
Kështu ka bërë të ditur kryekomisioneri i Ligjeve, Fatos Beja në lidhje me procedurën që do të ndiqet për çështjen e dekreteve të Presidentit të Republikës. "Ka filluar puna. Të premten u është kërkuar kandidatëve të plotësojnë materialet mbështetëse, dosjet e tyre. Do fillojmë sot me kërkesat ndaj institucioneve përkatëse, dhe do fillojmë në ditët e ardhshme apo në javët e ardhshme me prezantimin dhe dëgjimin e tyre", tha Beja për mediat. Ndërsa
Beja ka bërë të ditur se dekretet do t'i shqyrtojë dhe t'i votojë brenda këtij sesioni, Kuvendi nuk i ka përfshirë ato në kalendarin e punimeve tre javore. Muaji korrik është fundi i punimeve të këtij sesioni parlamentar dhe në kalendarin e punimeve nuk janë përfshirë votimi i tyre. Beja thekson se, dekretet do të shqyrtohen në bazë të rregullores së re. Beja ka hedhur çështjen e dekreteve edhe në mbledhjen e djeshme të komisionit parlamentar të Ligjeve. Ai ka bërë të ditur në mbledhje se i ka kërkuar institucioneve si Ministria e Brendshme dhe KLD-ja të japë informacione për kandidaturat e paraqitur për në Gjykatën e Lartë. Ndërsa deputeti socialist, Pandeli Majko ka kërkuar të njihej më nga afër në lidhje me këtë proces të ri. "Çfarë informacioni do të kërkojmë ne shtesë. Këtë duhet të dijë nga ana juaj zoti Beja", ka deklaruar Majko në komision. Por Beja ka theksuar se, "nuk do të kërkoj asgjë më shumë aq sa parashikohej në të dhënat zyrtare. Ne nuk do të hyjmë të shqyrtojmë mënyrën se si i kanë dhënë vendimet e gjyqeve të 6 kandidatët". Më 8 korrik, Presidenti i Republikës shpalli kandidaturat e Andi Çelikut, Arjana Fullanit, Guxim Zenelajt, Majlinda Andreas, Evelina Qirjakos dhe Aleksandër Muskajt, për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Dekretimi erdhi pas një procesi transparence dhe konsultimi të gjerë konstitucional me një grup pune të ngritur për këtë qëllim, i cili ofroi ekspertizë ligjore në përzgjedhjen e emrave.