E Diel, 1 Nëntor 2026

Dobjani: Nuk i kam bërë rekomandime qeverisë për të zhdukurit gjatë diktaturës

Tiranë,11 shkurt, NOA- Avokati i Popullit,
Ermir Dobjani u shpreh sot se nuk i ka dërguar qeverisë, apo kryeministri Sali
Berisha rekomandime për miratimin e bazës ligjore për kërkimin e të zhdukurve
gjatë kohës së komunizmit. Në një reagim publik, institucioni i Avokatit të
Popullit sqaron se shkrimet e botuara gjatë ditës së sotme në media nuk janë të
vërteta.

Institucioni i Avokatit të Popullit nuk i ka
dërguar Kryeministrit asnjë lloj rekomandimi zyrtar me propozime për çështjet
që kanë të bëjnë me eshtrat e personave të pushkatuar nga regjimi komunist. Në
fakt më datën 17 dhjetor 2009 Avokati i Popullit ka udhëzuar Komisionerin
Skënder Haluca që propozimet e tij ti formulonte në formën e një projekt ligji
për tja dërguar Qeverisë, gjë të cilën ai nuk e ka kryer deri tani, thuhet në
sqarimin e Avokatit të Popullit.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›