E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Rama dhe Berisha të heqin dorë nga kushtet

Tiranë,11 shkurt, NOA- Fati i negociatave të së
shtunës, mes Kryeministrit Berisha dhe kryetari të PS-së Rama, do të varet nga
tërheqja e njërës palë nga kërkesat. Deputeti i PS-së, Arben Malaj u shpreh dje
se dialogu mund të quhet i dyshuar nëse palët shkojnë me kushte në tryezën e
Presidentit Topi. Sipas tij kërkesa apo kushtet e paneguciueshme dhe gjuha
radikale e përdorur pak ditë para mbajtjes së takimit nuk i shërbejnë dialogut.

Këto qëndrime të nuk i shërbejnë dhënies fund
të kësaj krize tejet të dëmshme për vendin dhe aspiratat Europiane të
qytetarëve të tij, u shpreh Malaj.

Nga ana tjetër, Malaj ka vlerësuar dhe rolin e
Presidentit Topi në gjetjen e një zgjidhje për situatën politike në vend.

Tryeza mes palëve e organizuar prej tij këtë
fundjavë, nuk mund të jetë  kurrsesi e
padobishme, përkundrazi në vlerësimin tim ajo do të shërbejë si një katalizator
i rëndësishëm i zhvillimeve politike pozitive në vend, sidomos në funksion të
rivendosjes së dialogut politik dhe të hyrjes së PS në Kuvend, u shpreh
deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›