Schultz: Tryeza e Topit duhet t'i japë fund krizës në Shqipëri

Strazburg, 11 shkurt, NOA- Presidenti i Grupit
të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Martin Schultz, ka
inkurajuar tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bamir Topit për
gjetjen e zgjidhjes së situatës politike në vend.
Deklarata e Schultz u bë gjatë takimeve që delegacioni
i Partisë Socialiste i kryesor nga Edi Rama. Në këtë takim ata diskutuan
situatën politike në Shqipëri dhe efektet e mundshme negative të vështirësive
aktuale mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.
Schultz u shpreh se për daljen nga situata
politike aktuale në Shqipëri duhet të gjehet urgjentisht një zgjidhje në bazë të
dialogut konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Njoftimi zyrtar i Partisë
Socialiste thotë se Rama dhe Schultz ranë dakord që opozita të kthehet në
Parlament në të njëjtin moment, pasi të
jetë marrë një vendim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili
do të ushtrojë një hetim të plotë, përfshirë hapjen e kutive të votimit, mbi
mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Gjithashtu në takim palët janë shprehur se në
ekspertë ndërkombëtarë duhet të asistojnë komisionin hetimor në përmbushjen e punës së tij dhe duhet gjithashtu
të asistojnë në përcaktimin e përmirësimeve të nevojshme të kuadrit zgjedhor.