E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në komandën e flotës Durrës

Vizita

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, do të marrë pjesë sot paradite në përurimin e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare te Komanda e Flotës në Durrës. Kjo qendër e re ka ardhur në kuadër të marrjes së masave të rrepta nga qeveria në vend për forcimin e kontrollit të kufijve në vend. Kjo për shkak se kontrolli i kufijve është një nga kriteret kryesore të vendosura nga Komisioni Europian për të bërë të mundur liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Pak javë më parë, në një raport vlerësimi të KE-së, Shqipëria i kishte mbushur pjesërisht kriteret për kufij të sigurt dhe në këtë kuadër përpjekjet e qeverisë kanë ardhur duke u shtuar për sa u përket masave të marra në kufijtë detarë dhe tokësorë në vend. Kontrolli i detit ka qenë gjithnjë një sfidë për qeverinë shqiptare dhe moratoriumi i skafeve ka qenë një masë e ndërmarrë në këtë kuadër.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›