E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistët po lënë çadrat

Gumi

Deputetët e Partisë Socialiste po nisin të lënë çadrat e “zborit” ose të grevës në të cilat janë ngujuar prej javësh. Kjo ishte deklarata që bëri deputeti i PD-së, Viktor Gumi. “Deputetët e çadrave që nuk kanë vënë gjë në gojë për 16 ditë rresht - siç thotë kryetari Rama - kanë filluar së fundmi me leje dhe pa leje të ikin nga çadrat e zborit”, theksoi ai. Sipas Gumit, kampit të refugjatëve apo fushimit në çadra i mungon vetëm një element thelbësor, i cili është transparenca. “Zbori që zoti Rama i bën deputetëve në çadrën e fushimit dhe para ish-zyrave të Komitetit Qendror është shfaqja më qesharake që një trupë teatrale mund të vërë në skenë”, deklaroi deputeti demokrat, Gumi. Po kështu ai bëri të qartë se zyrat e Kryeministrisë nuk mund të merren pa vënë gjë në gojë apo me para në dorë që ju jepen zboristëve në çadra.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›