Meta merr pjesë në Konferencën Islamike
Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta u nis dje në Taxhikistan. Meta merr pjesë në sesionin e 37 të ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike që mbahet në Dunshabe në datat 18-20 maj. Diskutimet do të fokusohen në çështjet politike dhe ekonomike dhe mbi terrorizmin ndërkombëtar. Organizata e Konferencës Islamike është organizatë ndërkombëtare me delegacion permanent në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe përbëhet nga 57 vende anëtare. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Konferencën Islamike kanë qenë gjithnjë objekt polemikash në Shqipëri. Aktorë dhe faktorë të ndryshëm të shoqërisë dhe politikës kanë kritikuar thellimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të Shqipërisë në strukturën es vendeve islamike.
#