E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në konferencë për shtyp, Topi jep intervista për mediet

Nga Tema

Krerët e delegacionit shqiptar nuk kanë dalë së bashku në një konferencë për shtyp në Strasburg. Presidenti Topi ka preferuar që të japë prononcime për mediet shqiptare të pranishme në samit, ndërsa kryeministri ka dalë në një konferencë për shtyp. I pyetur se pse nuk kanë dalë së bashku në një konferencë, Topi tha këtë përgjigje: “Çështja e aksesit për konferencë shtypi është çështje e institucioneve. Unë gjithnjë kam folur dhe do të vazhdoj të flas nga pozicioni i Presidentit, një institucion që i takon të gjithëve. Nuk ka shumë rëndësi vendi ku jepet një intervistë. E rëndësishme është që të japësh një mesazh. Fluksi i interesit për të dhënë intervista ka qenë shumë i madh, kështu që për të gëzuar të gjitha kërkesat e gazetarëve, sikurse dhe ju vetë e provuat, unë kam qenë i gatshëm dhe do të vazhdoj të jem i gatshëm me intensitet të plotë për t’iu përgjigjur medias, e cila jo vetëm sot, që po ndjek këtë eveniment, ka qenë shumë konsensuale. Ka pasur një konsensus të gjerë, jo thjesht në terrenin politik, jo vetëm në atë shoqëror, por edhe nga mediet, nga publiku dhe jo rastësisht 96% e shqiptarëve kanë mbështetur hyrjen në NATO”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›