Berisha ne pritje te rezultatit te KQZ-se vlereson procesin

Kryeministri Berisha u shpreh sot se eshte ne pritje te rezultatit te KQZ.
Lidhur me kandidatet deklarova se shpalljen e fitimtarit do ta beje KQZ-ja. Jam i vetedijshem se ky eshte nje rezultat nder me te ngushtet por eshte per tu finalizuar. Votat e kontestuara kane logjiken e tyre. Ne nuk paraqesim asnje kundershtim pa fakte te plota. Ne jemi lojtare eshte KQZ ajo qe do ti vleresoje keto u shpreh Berisha.
Me shume se sa rezultatit te zgjedhjeve Berisha id ha rendesi procesit ne teresi te cilin e cilesoi si gjigant.Ajo qe eshte e rendesishme eshte se procesi ishte gjigant. Kane ngelur disa ceshtje te cila jane te vogla ne krahasim me procesin theksoi ai.
Nje tjeter ceshtje qe kryeministri i dha shume rendesi ishte ajo qe ai e quajti si triumf te platformes se tij. 72 mije vota me shume jane per Koalicionin per Qytetarin. Flamuri yne mori 72 mije vota me shume se flamuri i PS ne koalicionin tjeter. Ky eshte triumfi i platformes se bazuar te qytetari. Sapo te perfundoje rezultati ne do te bejme nje analize transparente e dinjitoze dhe do te bejme perpjekje per te lexuar rezultatin tha Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverise shprehu keqardhjen per humbjen e koalicionit te tij ne disa komuna dhe bashki te vendit. Ndiej keqardhje per disa bashki dhe komuna qe nuk do te qeverisen me nga kandidatet tane tha ai.